Tuesday, September 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Materniteti “Geraldinë” – PD: Më 25 Prill merr fund masakra me trashëgiminë

by mapo.al
21/03/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

 Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj rikonstruktimit që po i nënshtrohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, zyrtarja e PD-së, Albana Vokshi, e cilësoi veprim makabër duke shtuar se godina është vepër e trashëgimisë kulturore, njëjtë si Teatri Kombëtar.



Edi Rama dhe Erion Veliaj, vijoi Vokshi, po shkatërrojnë nën panikun e humbjes identitetin e kryeqytetit, si dhe po vjedhin shuma kolosale, nën pretekstin se prioritet kanë mirëqenien e qytetarëve.

“Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik. Kjo është arsyeja pse Edi Rama do për herë të tretë timonin i vetëm. Ai që mbolli shkatërrim për 8 vjet, nuk mund të bëjë diçka të mirë për 4 vjet të tjera”,  – u shpreh Vokshi.

Më 25 Prill,  mëshoi ajo, qytetarët do t’i japin fund me votë masakrës ndaj momumenteve të kulturës.

Deklarata e Albana Vokshit:

Në ditët e fundit të pushtetit, Edi  Rama po fakton se ai është kundër interesit të qytetarëve dhe se prioritet i tij është vetëm grabitja e pasurive publike dhe e taksave të shqiptarëve.  Shembja makabre e maternetit Mbretëresha Geraldinë është gjithashtu një akt antiligjor. Kjo godinë është një vepër e trashëgimisë kulturore, por, njësoj si Teatri Kombëtar, ajo tani është një provë më shumë se në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” , një prej ndërtesave simbol të kujtesës së kryeqytetit dhe e mijëra e mijëra prindërve, u shkatërrua pa marrë në konsideratë mendimin e asnjë eksperti. Materniteti u listua si monument kulture që në 2004 dhe u shpall monument kulture i  kategorisë së dytë, në vitin 2007 me firmën e ministrit të Kulturës së asaj kohe,  z. Bujar Leskaj. Kjo ndërtesë është pjesë e qendrës historike të Tiranës, me mbrojtje të posaçme. Për ketë ka firmën e vet edhe kjo qeveri dhe ky kryeministër, që sot po e shkatërrojnë për përfitime të paligjshme. Në listën e publikuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, i krijuar në 2018-ën, materniteti mban numrin 214 në listën e monumenteve të kulturës.

Eshtë e qartë pra si drita e diellit se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, të mbrojtur që nga viti 2004 e në vijim nga një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore. Për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Po pse e shkatërron Rama kujtesën e kryeqytetit, ku vetëm brenda nje viti hodhi në tokë dy ndërtesa tempuj të civilizimit, historikut dhe identitetit të Tiranës . Pse materniteti nuk rindërtohet sipas projektit që merr në mbrojtje objektet e trashëgimise kulturore?

Edi Rama dhe Erion Veliaj, në panikun e humbjes, po shkatërrojnë  identitetin e Tiranës, sepse betoni i mbush xhepat më shumë me para. Shikoni tabelën kush është projektues. Është firma që bën çdo projekt të Edi Ramës. Shikoni ndërtuesin. Është i njëjti që ka ndërtuar shtëpinë luksoze të Erion Veliajt dhe për të cilën nuk ka dhënë kurrë llogari ku i ka gjetur paratë. Janë të njëjtët që projektojnë dhe ndërtojnë në Tiranë veprat e korrupsionit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik. Kjo qshtë arsyeja pse Edi Rama do për herë të tretë timonin i vetëm. Ai që mbolli shkatërrim për 8 vjet, nuk mund të bëjë diçka të mirë për 4 vjet të tjera.

Qytetarët duan ndryshim dhe në 25 Prill do t’i japin fund me votë masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri. Që ky ndryshim të bëhët i mundur, vendi duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po kush mund të na çojë në BE? Edi Rama që na vjedh, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat, që po prish dhe shkatërron pasuritë tona për interesin e tij, që nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe vendin e ka cuar shumë hapa mbrapa në cdo fushë? Apo Lulzim Basha që i hapi Shqipërisë dhe shqiptarëve rrugën për në NATO dhe liberalizoi vizat? Zgjedhja është e qartë. Që masakra si kjo e maternitetit, Teatrit Kombëtar, dhjetëra shtëpive të vjetra tiranase, grabitja e pronave tuaja, e taksave tuaja të marrë fund, na duhet një kryeministër si Lulzim Basha që të bëjë mundur ndryshimin përmes anëtarësimit në Bashkimit Europian.  Ajo që na takon ne është të shkojmë të votojmë për t’i hapur rrugë ndryshimit për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë!

Tags: Albana VokshiMaterniteti GeraldinePDVideo

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post

Rama s'resht së sulmuari opozitën: Dash Sula, targeti i radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In