ShowBizz

Mateus Frroku: Muzika mediokre ekziston nga njerëzit e tillë!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 29/05/19 |
mapo.al

Këngëtari Mateus Frroku është i mendimit se muzika mediokre ka gjetur hapësirë në tregun muzikor shqiptar për shkak të njerëzve të rëndomtë që ka vendi. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora”, Mateus u shpreh se gjithsecili është i lirë të prodhojë muzikën që dëshiron, përsa kohë që publiku është përzgjedhësi i vetëm.


“Nuk jam kundër atyre që kanë klipe me Buggati. Nuk kam pasur në klipet e mia të tilla gjëra sepse nuk kam dashur t’u tregoj njerëzve që unë i kam këto gjëra, për sa kohë nuk i kam. Nuk kam pse reklamoj në publik sikur i kam. Por nuk jam kundra që një njeri, i cili e ka jetën me Bugatti, të dalë në klip kështu.


Çdo njeri merr në jetë atë që meriton. Ata bëjnë një gjë, mundohen të japin më të mirën e tyre. Për disa është komerciale apo vulgare, po le të jetë edhe muzikë mediokre përderisa ka edhe njerëz mediokër në këtë vend. Nuk mund të jetë muzika vetëm për ata që janë me papion. Çdo njeri ka të drejtën të bëjë atë që do, publiku përzgjedh bën apo jo”-është shprehur ai për moderatoren Sonila Meço.


 



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas