Aktualitet

Matura 2020/ Ja tre nivelet e vështirësisë së testit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 06/05/20 |
mapo.al

Drejtoresha e (QSHA) Rezana Vrapi, ka informuar mbi nivelet e vështirësisë të testeve të Maturës Shtetërore 2020. Ajo nënvizon se testet e maturës shtetërore bazohen në tre nivele vështirësie.


Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë.


Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin”, tha ajo.


Vrapi thekson se kjo është një skemë, të cilën çdo test i maturës shtetërore është i detyruar që ta zbatojë.


Në fund të video-mesazhit, ajo thekson se testet e maturës shtetërore janë të niveleve mesatare.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas