Aktualitet

Maturantët në ditën e dytë të protestës: Do bojkotojmë provimin e radhës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:34 - 13/06/21 |
mapo.al

Në ditën e dytë të protestës, maturantët kanë deklaruar se pyetjet e testit të Matematikës, kanë qenë të ndërtuara jo sipas kurrikulës.






Protestuesit fillimisht u ndalën para Ministrisë së Arsimit, për t’u zhvendosur më pas tek Zyra e Qendrës së Shërbimit Arsimor. Maturantët thanë për mediat se nuk do të heqin dorë nga protesta.


Ata kërkojnë rishikimin e testit, duke paralajmëruar bojkotimin e provimit të radhës.







“Nuk kanë ditur ta përkthenin provimin. Kemi mbështetje nga gjithë mësuesit të cilët janë shprehur se pyetjet nuk janë ndërtuar saktë.



Nuk jemi budallenj të gjithë. E ardhmja jonë është në duar e këtyre kopjacëve”, thotë një maturante.



Ndërkohë nga Ministria e Arsimit, ende nuk ka një reagim zyrtar se çfarë do të ndodhë me kërkesat e tyre.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas