Ditën e sotme po zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët e shkollave të mesme. Ndërkohë që provimi ende nuk ka mbaruar pasi përfundon në orën 12:30, tezat kanë dalë dhe janë shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’. Për këtë gjë ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Luciano Boçi, i cili nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka denoncuar duke e quajtur “Një krim shtetëror”.