Aktualitet

Mavraj jashtë kombëtares, zbulohet telefonata me trajnerin Reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:25 - 04/10/19 |
ro ot

Mërgim Mavraj është emri i madh që do të mungojë në dy sfidat, të cilat Shqipëria do t’i luajë në kuadër të eliminatoreve të Europianit 2020 kundër Turqisë (e premte, 11 tetor) dhe Moldavisë (e hënë, 14 tetor), të dyja jashtë fushe.







Kapiteni kuqezi u kritikua jashtëzakonisht shumë pas ndeshjes së luajtur përballë Francës në “Parc de Princess”, teksa në sfidën ndaj Islandës qëndroi në stol. Madje, shumë zhurmë bënë edhe deklaratat e ish-futbollistit kuqezi, Rudi Vata, që bëri thirrje që trajneri Edoardo Reja të mos e grumbullonte më.










Mbrojtësi reagoi me një postim ironik dhe thumbues në rrjetet sociale duke postuar Fatmir Vatën në foto, ndërsa ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe Celtic vazhdoi “betejën” në distancë në gazetë dhe në median vizive.

Lexo edhe :  Një mënyrë e veçantë për të larguar stresin


Megjithatë, e gjitha kjo u mbyll dhe u harrua. Motivi i vërtetë sepse Mavraj nuk do të grumbullohet me kombëtaren nuk janë as deklaratat e Rudi Vatës, as kritikat që mbrojtësi i Greuther Furth ka marrë, por thjesht fakti se 32-vjeçari është i detyruar të kryejë një operacion në dorë, për një problem të vjetër.

Telesport ka mësuar dhe se Mavraj ka komunikuar në telefon me trajnerin Edoardo Reja në lidhje me këtë problem dhe kanë rënë dakord për këtë mungesë të “detyruar” nga rrethanat. Reja vazhdon të shprehë vlerësimin maksimal për mbrojtësin me eksperiencë dhe këtë ia ka referuar edhe përpara ndeshjes me Islandën.

/TS/

1


Etiketa: , , , ,

Pas