Kryesore

Mazhoranca dhe opozita, dakordësi për Reformën Zgjedhore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 26/05/20 |
mapo.al

Përfundon takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Damian Gjiknuri u shpreh se janë pranuar propozimet për datat e zgjedhjeve. Kjo dotë thotë se Presidenti i Republikës mund të vendosë për datën e zgjedhjeve mes dy periudhave, 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor- 15 Nëntor.


“Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë.


Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.


Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fgushatës ka marrë dakordësim”, – u shpreh Damian Gjiknuri.


Takimi i radhës i Këshillit Politik do të jetë të Enjten, pas dy ditësh.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas