Aktualitet

Mazhoranca e bën zyrtare: Të ngrihet Komision Parlamentar për UÇK-në








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:50 - 25/11/20 |
mapo.al

Mazhoranca kërkon zyrtarisht krijimin e një Komisioni të Posaçëm për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës për veprimtarinë e UÇK-së në Shqipëri.



Ndonëse ishte paralajmëruar më parë, tanimë faktohet përmes kërkesës publike drejtuar kryetarit të Kuvendit ,Gramoz Ruçi.


18 deputetë të Partisë Socialiste me në krye Taulant Ballën, kërkojnë që Komisioni i Posaçëm të përmbledhë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin që pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë, ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimevedhe mosveprimeve, në ndihmë të UÇK-së.



Mazhoranca përcakton gjithashtu afatin kohor të këtij Komisioni. “Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 3 mujor”, – shkruhet në kërkesën publike të PS-së.



Prej një muaji, kryeministri Edi Rama akuzon kryedemokratin Lulzim Basha për rol të rëndësishëm pranë institucioneve ndërkombëtare të atashuara në Kosovë në vitin 1999, dhe për fshehjen e një kasete të masakrave serbe në Krushë.


Kjo kërkesë zyrtare për një Komision të Posaçëm duket se vjen si produkt i fushatës së PS-së për të përbaltur kreun e opozitës.

<
>
Screenshot_1 Screenshot_2 Screenshot_3
1



CLOSE
CLOSE
Pas