Aktualitet

Kuvendi i hoqi betimin e gjyqtarëve kushtetues, Meta: Akt mafioz, fyerje ndaj Venecias





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 17/02/20 |
mapo.al

Nga konferenca e jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta foli edhe për ligjin e miratuar nga mazhoranca pak ditë më parë, ai për heqjen e betimit para kreut të shtetit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ligji i miratuar me urgjencë, tha Meta, është atentat ndaj Kushtetutës dhe synon kontrollin mafioz ndaj procesit të emërimit të gjyqtarëve Kushtetues. Kreu i shtetit tha gjithashtu se mazhoranca ka fyer rëndë edhe Komisionin e Venecias.



“Fyerje e rëndë që i bëhet komisionit të Venecias, dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar mendimin e komisionit të Venecias”, tha Meta duke i kërkuar ndjesë Komisionit të Venecias, “që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, në funksion të realizimit final të grushtit të shtetit”. Ai theksoi se “nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP (polici, parti propagandë).



Meta konfirmoi se do të marrë pjesë vet në komisionin e Venecias në seancë, “ku do t’i njohë të pranishmit – siç tha ai – “me fakte edhe më të rënda se sa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend“.


Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias se në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë. kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë e pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias. Atentat i mazhorancës ndaj kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. I kërkoj ndjesë komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca, në funksion për të mbuluar grushtin e shtetit. Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P (Parti-Politikë-Propagandë), do të marr pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njoh të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit”, u shpreh Meta.

LEXO EDHE: 

Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Prova të reja për Ardian Dvoranin

Anti-KÇK, Meta: Ligji në shkelje me Kushtetutën, do të dështojë


Etiketa: , ,

Pas