Aktualitet

Mazhoranca rrëzon në Kuvend tetë dekrete të Metës






               Publikuar në : 15:07 - 12/09/19 |
mapo.al

Kuvendi ka rrëzuar sot dekretet e Presidentit Ilir Meta për koncesionet, përfshirë edhe kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren është rrëzuar me 76 vota kundër, 23 pro dhe 3 abstenim, ndërsa ai Orikum – Llogara me 74 kundër, 22 pro dhe 4 abstenim. Rrezimi i dekreteve te Metes, i hap tashme rrugen lidhjes se kontrates dhe fillimit te punimeve, per keto koncesione mjaft te kontestuara ne publik dhe te denoncuara si vjedhje nga opozita.


Dekreti për rezervat materiale të shtetit është një tjetër ligj që e pret i njëjti fat, po ashtu edhe ai për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, për vetëqeverisjen vendore dhe planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Të gjitha ligjet e kthyera për shqyrtim u rrëzuan më parë në komisionet parlamentare, ndërsa sot vulosen në seancën plenare.

Gjithashtu, edhe dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së është rrëzuar me 77 vota kundër, 15 pro dhe 11 abstenim. Kundër dekreteve kanë votuar deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita e re ka votuar pro Metës.

Votimi sot në Kuvend
1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim
2. Dekreti për privatizimin rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
4. Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
5. Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
8. Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet me 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim

Projektligje dhe ratifikime
Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë

Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar

Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë

Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave

LEXO EDHE:

Koncesionet në Kuvend, Basha: Deputetët do jenë subjekt i Anfimafias

Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara, PD letër dy kompanive

Rudina Hajdari: Koncesionet korruptive, Prokuroria të nisë hetimet


Etiketa: , , ,

Pas