Kryesore

Mazhoranca shton presionin: 1 javë kohë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:37 - 23/09/20 |
mapo.al

Partia Socialiste ka nxituar të depozitojë në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral.


Edhe pse nuk pati konsensus në tryezën e Këshillit Politik, pasi Opozita e Bashkuar kërkoi të pyetej më parë ODIHR për çështjet që ndajnë palët, mazhoranca bën lëvizjen tjetër, duke dërguar në Kuvend draftin e saj të njëanshëm.


Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të shqyrtohen në Kuvend seancën e 1 tetorit.



Data 1 tetor për u vendos gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Ndërsa në 2 tetor është caktuar seanca për votimin e ndryshimeve. Kësisoj, mazhoranca i ka lënë opozitës 1 javë kohë për të bërë propozimet e saj, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi edhe Damian Gjiknuri dje, shumica parlamentare do t’i miratojë ndryshimet e vetme.


Drafti i propozuar nga PS i bën listat e kandidatëve të pahapura, pasi sërish deputet do zgjidhet ai që do kryetari i partisë si dhe heq koalicionet parazgjedhore.


Çfarë kërkon Opozita e Bashkuar
PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare kanë ngritur 5 pyetje kryesore drejtuar ODIHR-it për t’i dhënë zgjidhje çështjeve që ndajnë palët në tryezën e Këshillit Politik. Thelbi i pyetjeve të opozitës lidhet me çështjen më të nxehtë të Reformës Zgjedhore, atë për koalicionet dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, si dhe listat e hapura sipas modelit të propozuar nga PS, apo edhe ndryshimi i njëanshëm i rregullave të lojës 6 muaj para zgjedhjeve.

1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?

2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.

3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?

4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?

5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike? 

LEXO EDHE: 

Integrimi në BE/ Ndryshimet kushtetuese fundosën negociatat


Etiketa: , , , ,

Pas