Numri i të prekurve nga koronavirusi në Turqi ka shkuar në 182.727 dhe numri i viktimave në 4.861. Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit, ka pasur 1400 raste të reja dhe 19 viktima.
Një rritje e ndjeshme e shifrave është vënë re në ditët e fundit në Turqi, gjë që ka sjellë marrjen e masave të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Turqia e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në Ankara, Stamboll dhe Bursa.
Maska duhet të mbahet në të gjitha ambientet publike, si në ato të mbyllura, edhe në vendet e hapura si parqet, tregjet, etj.
Ata që nuk e respektojnë këtë rregull do të gjobiten. Janë 42 provinca të Tuqisë, nga 81, në të cilat mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme.