Kryesore

Mbani frymën miq, Çuçi është në Bejrut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:42 - 25/02/21 |
Mapo.al

Pas disa ngjarjeve kriminale që kulmuan sot me atentatin mafioz në qendër të Tiranës në një orë e vend mjaft të frekuentuar, shumëkujt i shkon mendja tek autoritetet e larta të rendit, dhe tek Ministri. Dhe të vjen ndërmend se si Bled Çuçi e nisi detyrën e re me një deklaratë bombastike, kur tha se në disa drejtime, policimi ynë ka lënë pas edhe vende si Britania e Madhe, Franca apo Holanda.





Po sot pse mungoi për gjatë gjithë ditës një koment i Çuçit, pse heshti kur ndodhi atentati në Fier, apo ai para pak ditësh në Kamëz.


Bëhet fjalë për ngjarje ku janë të përfshirë bosët e krimit në vend, çka do të thotë njerëz që janë nën vëzhgimin e uniformave si rregull, apo edhe të shërbimeve të specializuara.




Heshtja e Çuçit nuk do të thotë se ai nuk është në krye të detyrës. Lajmëroi vetë në FB, se ka dy ditë që gjendet në Bejrut. Në një aksion të fortë për riatdhesimin e bashkëqytetarëve tanë që janë ende në kampet siriane. Një dramë e madhe shumë që kërkon zgjidhje, por sikurse të gjithë e dimë mirë, autoritetet tona, edhe ministri po të duash, nuk bëjnë kurrgjë, nuk kanë asgjë në dorë. Siç ndodhi edhe me Ramën para ca kohësh, edhe me paraardhësin e Çuçit, Lleshaj, ne vetëm i presim diku në Bejrut ku i sjellin shërbimet e të tjera vendeve, dhe i riatdhesojmë pastaj.


Po, ajo që bëri kryeministri dhe që po tenton ta vijojë ministri, është një shkulm i madh propagande, dhe shfaqje në ekran me frymë heroike.


Po ashtu, një mundësi e mirë për të larguar vemendjen nga krizat e mëdha të vendit, nga dështimi në secilin drejtim.

Për Çuçin, kjo ishte një mundësi e mirë për të bërë një lajm, teksa atentati i sotëm ka tronditur jo pak opinionin publik.

Dhe me të drejtë, ai bëri një komunikim nga larg, atje nga fronti, se duhet të rrimë të qetë, pasi gjendet në krye të detyrës dhe ka takuar madje edhe një gjeneral.

LEXO EDHE:

Muaji i Shkurt/ 3 rastet kur u shfaq niveli më i lartë i krimit mafioz

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas