Bota

Mbani të qeshurat! “Grabitja më e keqe e të gjitha kohërave” (VIDEO)






               Publikuar në : 18:38 - 09/07/19 |
mapo.al

Zakonisht, një grabitje nuk është aspak zbavitëse, si për personin që grabitet, po ashtu edhe për ata që e shohin një ngjarje të tillë. Mirëpo në këtë video nuk mund të rrini dot pa qeshur.


Një burrë me kapele dhe syze hyn në një dyqan, që nga pamjet që na lejon kamera të shohim, duket si një argjendari. Kur burri i afrohet banakut, ai nxjerr pistoletën për të trembur shitësen, por arma i rrëshket nga dora dhe përfundon në këmbët e shitëses. Burri i tmerruar tenton të kalojë banakun, por nuk mundet, kështu që ndryshon mendje dhe ia mbath me të katërta. Shikoni videon:


Etiketa: ,

Pas