fbpx

Aktualitet

Mbante armë pa leje, arrestohet shkodrani i dënuar me 8 vite burg





               Publikuar në : 17:35 - 22/10/19 |
mapo.alm

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë, i cili mbante armë zjarri pa leje.  Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, i cili qarkullonte me automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë.


Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.



Më herët 32-vjeçari  Gj.P., ka qenë i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”. Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë 32-vjeçari.


 

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia për personat që qarkullojnë me armë zjarri në qytet.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili mbante armë zjarri pa leje.

Nga strukturat e D. V. P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe  një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


Etiketa: , ,

Pas