Një 26-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve pranë DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Befasia”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në banesën e tij shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.