Ish-drejtori teknik i AS Monaco-s, i cili ka qenë pjesë e klubit në të njëjtën kohë me Kylian Mbappe, Luis Campos thotë se e sheh talentin francez si të ardhmen e Real Madrid.
“Kylian përfaqëson futbollin e shampanjës. Ai është një lojtar që kemi dëshirë ta shohim me fanellën e Real Madrid sepse ai klub i përshtatet nivelit të tij.
“Aty shkojnë lojtarët e mëdhenj,” shprehet Luis Campos, i cili aktualisht punon si drejtor sportiv te Lille, për Telefoot.
“Në të ardhmen, imagjinoj të shkoj për të parë ndeshjet e Real në Santiago Bernabeu për të shijuar aftësitë e Mbappe.
“Ditët e sotme, ai është më vendimtar se Neymar duke konsideruar moshën e tij, ai do të jetë shumë herë më i mirë se Cristiano Ronaldo.
“Parashikoj që ai do të fitojë shumë Ballon d’Or.”