Ish-ministri i Brendshëm reagon mbas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelimit duke paralajmëruar se beteja me drejtësinë vazhdon.
Duke publikuar faqen e parë të vendimit të gjykatës, Tahiri kapet me detajin “Në emër të Republikës”, duke thënë se “edhe në emër të politikës, beteja vazhdon”.
Sipas Gjykatës së Posacme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria është kontradiktore, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.
Apeli i Posaçëm e cilësonte të gabuar edhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke u shprehur se: Gaboi në rikualifikimin e veprës penale.
Po ashtu, në vendim thuhej ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.