Aktualitet

Mbërrijnë 8190 doza Pfizer në Rinas, Manastirliu: Procesi do të vijojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:40 - 19/04/21 |
mapo.al

Mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin tonë kanë mbërritur 8190 doza të tjera nga vaksina Pfizer.





Ministrja Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se me dozat e fundit që kanë mbërritur në vendin tonë tashmë numri i dozave të vaksinave anti Covid ka shkuar në 703,550 doza.


Gjithashtu ajo është shprehur se deri më tani janë kryer mbi 345 mijë vaksinimi dhe procesi do të vijojë derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.





“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur  703,550 doza vaksinash në vend.



Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.


#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Lexo edhe :  Tmerr në Indi, mbi 2700 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë

Ndërkohë pasditen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, edhe 208 mijë vaksina Sinovac, si pjesë e kontratës së nënshkruar me kompanisë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas