32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”.
Është kryeministri Edi Rama ai që ka ndarë lajmin në rrjetet sociale. Kreu qeverisë shprehet se numri i vaksinave në vendin tonë arrin kështu në 1 611 550.
“Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, shkruan Rama.