Aktualitet

Mbërrijnë në Itali mjekët dhe infermierët nga Shqipëria, Di Maio: I treguat BE-së vlerat europiane





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 28/03/20 |
mapo.al

Kanë mbërritur në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, ku janë pritur nga ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio. Mjekët dhe infermierët do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë në Itali, zona më e nxehtë e prekur nga Covid-19, dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.


Ministri italian, Di Maio shprehu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë duke u solidarizuar më popullin italian.


Ai gjithashtu informoi se 30 bluzat e bardha shqiptare do të shërbejnë në një spital në Lombardi, pika më e nxehtë në luftën kundër koronavirusit dhe puna e tyre do të nisë që nesër.


“Dua të falenderoj publikisht kryeministrin Rama dhe qeverinë e popullin shqiptar për solidaritetin e madh që po tregojnë. Rama mbajti një fjalim mjaft prekës para nisjes së mjekëve dhe infermierëve, për të cilin e falenderoj dhe treguan edhe një herë se shpirti i tyre i solidaritetit është vlera europiane që bashkon BE dhe që po ia kujton shumë vendeve të BE në këto momente të vështira që po kalojmë.”- tha Di Maio.



Etiketa: , , ,

Pas