Kanë mbërritur në aerportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit, 50 mijë vaksina të tjera nga Coronavac.
Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama shprehet se sasia e vaksinave që kanë mbërritur tashmë në Shqipëri ka kaluar shifrën 1 milionë.
Postimi i Ramës
✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani 🇦🇱😍😊
📈🧪Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë💪