Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 18/04/21 |
mapo.al

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca






Vaksinat në Rinas janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.


Ambasadori i Indisë Rahul Shrivastava u shpreh se është i lumtur që mundën t’i sjellin vaksinat në kohë.







“Jemi shumë të kënaqur që kemi pasur mundësinë t’i sjellim në kohë vaksinat në Shqipëri. Sepse, siç po i thosha ministres, rastet në Indi janë duke u rritur dhe ne e kemi pezulluar eksportimin e vaksinave për vendet e tjera. Por, Shqipëria është një mik i veçantë…”




Ndërsa, ministrja Manastirliu u shpreh se vaksinat do të jenë pjesë e gjithë procesit të validimit dhe do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit. Deri më tani në vendin tonë, sipas ministres, kanë ardhur 400 mijë vaksina. Prej tyre janë administruar 320 mijë.

Lexo edhe :  VIDEO/ Hapet Rruga e Arbrit, Rama pritet me daulle dhe flamuj


1


Etiketa: , ,

Pas