Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri 25 mijë doza vaksine Sputnik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 30/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Rama, bën me dije se kanë mbërritur 25 mijë doza vaksine SPUTNIK





Rama, përmes një statusi në rrjete sociale, shprehet se ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten. Më tej, ai thotë se objektivi 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit, do të arrihet në pjesën e parë të muajit.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, shkruan se nuk do të ndalet procesi i vaksinimit dhe do të vijojë të intesifikohet.





Në total deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat e vaksinave anti-Covid.



“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit.”-shkruan Manastirliu.

Lexo edhe :  Mbërrijnë në Shqipëri 8190 doza vaksine anti-COVID

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj koronavirusit, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas