Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të tjerë me afganë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:59 - 29/08/21 |
mapo.al

Dy avionë të tjerë me afganë mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Ministria e Jashtme njofton se në orën 3:50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.






Ata janë pritur nga vajza e Bashkim Finos , Megi Fino e cila mban postin e zv/ministres së Jashtme. Ndërsa mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Rinas edhe avioni i pestë brenda 72 orësh, me 28 persona në bord të cilët janë vendosur në kryeqytet, bashkë me 182 afganët e mbërritur sot në vend shkon në 417 numri i tyre.


“Mirëmëngjes! Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino.







Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani”, thuhet në njoftim.




<
>
de171268-34c5-404a-80ef-515b737f9dc2 e2d0c645-99cd-4790-a383-c33bab046cae 170e3b07-ced8-4fad-be92-20f8d5c4c889 f13d331e-1c9e-407f-adc8-02600e290974 04b85229-96bd-4400-9bb4-8294694baa1f dba27b81-5d45-4c8e-98ab-9115ef06ac03 7c78a425-8f19-4af5-9184-e50355496fc3 c85e0442-92d9-4980-9585-74d9a37f64b2 a5214a94-4eb5-4d03-b456-14a6c73b649c c22cc94d-52b1-45ab-9f5b-980c0c4e676a 881f3006-85b8-4a13-950f-cd1b1071b1d6 9ae9e5cb-0d59-4dbd-8057-05b22dda37ed 2f03713d-ec65-4ac8-91ac-80d09da2483b b3682336-8894-43db-a842-877303671c2f dbf97fba-73d6-43cf-aa72-da0110791f15 54838df3-5663-4452-8b25-3c02922014a3 5d8d8024-561b-4022-ac81-527352fc490f
1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas