Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri mbi 11 mijë vaksina Pfizer














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:32 - 04/05/21 |
mapo.al

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer






Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se 7020 doza janë nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.


“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian” tha ministrja.





Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537,837 vaksina anti-COVID për qytetarët.



Në Shqipëri prej janarit po injektohen dozat nga Pfizer, Sinovac, AstraZeneca dhe Sputnik V.

Lexo edhe :  Mbërrijnë në Shqipëri 25 mijë doza vaksine Sputnik

3


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas