Aktualitet

Mbërrin avioni me 267 ushtarë amerikanë në Rinas, flet Yuri Kim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:56 - 16/05/21 |
mapo.al

Teksa në Aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur avioni me 276 ushtarë amerikanë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbajtur fjalën nga Rinasi duke thënë se kjo stërvitje do të shërbejë edhe ekonomikisht për Shqipërinë






Ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se ‘Defender 21’ është një stërvitje ka sjellë edhe punësim dhe injektim në ekonominë lokale.


Ushtarët amerikanë në vendin tonë vijnë në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Defender Europe 21”, në të cilën merr pjesë edhe Shqipëria.







“Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon. Shqipëria është mikpritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike.



Lexo edhe :  “Askush nuk është mbi ligjin", Yuri Kim takon 15 prokurorët e SPAK

Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonominë. SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë.



Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.

1


Etiketa:

Pas