Aktualitet

Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel (FOTO+VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:17 - 14/09/21 |
mapo.al

Ka mbërritur në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel. Kancelarja do të takohet në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.






Në orën 10:20 kancelarja do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama. Pritja e kancelares do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.


Kjo është vizita e fundit e Merkel në Ballkan, pasi në fund të shtatorit dorëzon detyrën si kancelare, pas 16 vitesh.







<
>
241968480_4270105346358486_9204206029152711183_n 241985379_4270105263025161_7131024200545088585_n 242027339_4270105243025163_8700558855728640744_n 241992147_4270105516358469_475193491586557877_n 242000187_4270105496358471_3163413132809140253_n 241901288_4270105366358484_115284835515297780_n

Agjenda e vizitës së kancelares gjermane:
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave



10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave



Lexo edhe :  Vrasja e Sabrinës nga ish-bashkëshorti, protestë në Tiranë dhe Fier

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Ndërkohë në kuadër të vizitës së kancelares Merkel në vendin tonë, policia ka dhënë detaje në lidhje me rrugët që do të jenë të bllokuara gjatës vizitës së saj.

Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

22


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas