Ka mbërritur sot në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës.
Burime bëjnë me dije se shkresa e Partisë Socialiste ka shkuar tashmë te Presidenti Ilir Meta.
Dy ditë më parë, Rama prezantoi qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.
Edhe ministrat e rinj të Ramës pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.
Sakaq, kreu i shtetit Ilir Meta, ka dekretuar datën 10 shtator për nisjen e punimeve në Kuvendin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
LEXO EDHE: