Aktualitet

Mbërritja e Geraldinës, Ilir Ikonomi sjell foton e rrallë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 29/09/19 |
ro ot

Studiuesi dhe historiani, Ilir Ikonomi ka publikuar sot në faqen e tij ne Facebook një foto të rrallë të mbretereshës Geraldinë, kur ajo ishte konteshë dhe erdhi nga vendi i saj, për tu bashkuar në lidhjen mbreterore në Tiranë me Zogun. Në foto duken mediat e huaja që kanë mbërritur në kryeqytetin tonë për ta intervistuar dhe fotografuar. Ikonomi thotë se fotoja është nxjerrë nga arkivi hungarez.


Postimi i plotë i Ikonomit:


Arritja e konteshës hungareze Geraldinë në Shqipëri për t’u fejuar me mbretin Zog, u prit me kureshtje të madhe në Europë. Nga Hungaria u nisën për në Tiranë fototeporterë dhe kronistë me aparate të rënda për të regjistruar këtë histori me mbret që po shpalosej nē Shqipërinë e vogël dhe të varfër.


Duhet të ketë qenë fillimi i vitit 1938, kur 22-vjeçarja u gjend e rrethuar nga kamerat dhe blicet. Kjo fotografi me cilësi mjaft të mirë është nxjerrë nga arkivi hungarez. Si ajo ekzistojnë disa të tjera, ku gazetarët i kërkojnë Geraldinës së drojtur të marrë poza në perimetrin e një shtëpie pritjeje në Tiranë.


Ajo u martua me Zogun më 27 prill 1938, por fati e largoi nga Tirana pas më pak se një viti. Geraldina kaloi shumë peripeci dhe, pas 60 e ca vjetësh, fati e solli përsëri në atdheun e saj të dytë, ku ndërroi jetë më 22 tetor 2002.



Etiketa: , , , , ,

Pas