Kanë nisur tensionet e para të protestës së opozitës. “BalkanWeb” raporton se një qytetar që kishte mbërritur për protestën në Bulevard është shoqëruar nga policia pasi ka përdorur fjalë fyese ndaj efektivëve të policisë që ndodhen rreth Kryeministrisë. Nuk dihet identiteti, por sipas burimeve, qytetari do merret në pyetje dhe mund të lirohet.
Në protestën e opozitës që do të nisë në orën 11:00, do të marrë pjesë dhe mbesa e Martin Camajt, Vera Camaj.
Në një prononcim për Fax News, ajo u shpreh se kryeministri Rama është i neveritshëm dhe largohet sa herë që ka protesta, nga frika e përballjes së qytetarëve.
“Rama është bërë i neveritshëm, pse nuk është sot këtu që të flasë me ne?! O kryehajdut, nuk do të rrëzohemi kurrë, nuk na intereson karrigia e atij që është e mbushur me drogë dhe me gjakun e shqiptarëve. Unë jam Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt, zoti i rujt shqiptarët”, u shpreh Vera Camaj.
”Fjala ime e parë dhe e fundit është vish një fustan gabelash dhe largohu sa më parë. Ai një, dhe Thaçi dy, po shesin Shqipërinë për interesat e tyre”, tha më tej Camaj. ”O shqiptarë po mos u frikni mor, sa do të fusin në burg nga ne? Nuk ka vend për të gjithë”, u shpreh e revoltuar Vera Camaj.