Aktualitet

Mbeten detajet e fundit- Italia do të vazhdojë me Mancinin edhe pas “Euro 2020”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 12/05/21 |
mapo.al

Kombëtarja e Italisë do të vazhdojë të drejtohet nga Roberto Mancini, si trajner edhe pas “Euro 2020”.






Njoftimi zyrtar ende nuk është bërë, por presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka dhënë siguri të mjaftueshme marrëveshja e re do të bëhet publike së shpejti.


“Me Mancinin kemi arritur në një nivel të mirë. Po punojmë për rinovimin. Ne kemi marrë përsipër një angazhim: para fillimit të grumbullimit, në Sardenjë, më 24 maj, do të kemi sigurisht njoftimin zyrtar. Kanë mbetur vetëm detajet e fundit”.





Eshtë ky një vlerësim, që shkon përtej objektivave të arritura tashmë nga kombëtarja italiane, e cila ka nisur një projekt dhe pretendon më tepër, çka e ka deklaruar edhe presidenti Gravina, teksa në vijim vlerëson teknikun:



“Puna e Mancinit nuk mund të ndërpritet, me të kemi filluar një rrugë të përqendruar vetëm thjesht tek objektivat, ndonëse ata na japin kënaqësi të madhe. Më shumë se suksesi na kënaq rruga që të çon te ky sukses. Deri në këtë këtë moment kemi kryer një punë e jashtëzakonshme nga një trajner dhe një njeri, që duhet vlerësuar dhe mbështetur”.



2


Etiketa: , ,

Pas