Aktualitet

Mbeti jashtë kombëtares, Naser Aliji jep mesazhin e fortë






               Publikuar në : 20:33 - 12/09/19 |
mapo.al

Me siguri i ka ndjekur përmes televizorit dy kualifikueset e shtatorit të kuqezinjve (humbjen në Paris dhe fitoren në Elbasan). Nuk ka qenë fizikisht pjesë e tyre kësaj here, por shpirtërisht është me bashkëlojtarët e kombëtares shqiptare. Naser Aliji ka kaluar periudha të vështira në jetën e tij, sidomos në vitin e fundit, teksa humbi babain, por edhe fillin e karrierës, sepse i qëndroi pranë njeriut të shtrenjtë.


Pas disa muajsh i paangazhuar me asnjë skuadër, Aliji u transferua te Dinamo Bucurest, pastaj kësaj vere vendosi të kalojë në Hungari, duke veshur fanellën e Budapest Honvéd. Sigurisht, e ka vuajtur mosgrumbullimin nga trajneri Edy Reja për eliminatoret ndaj Francës dhe Islandës, por nuk dorëzohet. Ashtu si herët e tjera, kur është ringritur nga “hiri”, 25-vjeçari premton të njëjtën gjë.

Synimi është i qartë: të nisë të luajë me klubin e tij dhe kësisoji do t’i bëjë patjetër vend vetes me kuqezinjtë. Përmes faqes së Facebook, Aliji ka ndarë një mesazh të fortë, përmes dy fjalish në anglisht: “Jeta nuk është sa herë bie poshtë (rrëzohesh), por sa herë ngrihesh (kthehesh)!”


Etiketa: , , ,

Pas