Video-Mbi 10 vetë në tavolinë/ Deputeti socialist, Vullnet Sinaj thyen masat e koronavirusit

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj ka thyer hapur rregullat e pandemisë në vendin tonë.

Ai ia ka shtruar në një lokal me grupin polifonik “Çipini”.

Jo vetëm që në tavolinë ishin mbi 10 veta, kufiri maksimal i lejuar për grumbullimet nga Komiteti i Ekspertëve, por edhe ia morën këngës.

Nëse i thërrasim kujtesës, Ministri Klosi e pati shpallur kohë më parë muzikën si “armikun” kryesor për përhapjen e virusit.

Por përtej gjithë kësaj, ligjvënësi socialist Sinaj siç duket i ka marrë parasysh të gjitha, pasi siç thotë ai, për të shijuar pak art të mirë ia vjen edhe gjoba.

Por kjo eufori ka zgjatur fare pak, pasi fill pas postimit ai është bërë pishman dhe e ka hequr nga faqja e tij zyrtare në facebook.

Megjithatë reagimi i Sinaj ishte shumë i vonë, pasi videoja  dhe postimi tashmë ishte arkivuar nga rrjetet sociale.

Tashmë presim  vetëm reagimin e policisë, do kemi ndëshkim me gjobë siç ndodh me qytetarët apo do të mbyllë njërin sy.




Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php on line 13

JU SUGJEROJME

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.