Aktualitet

Mbi 100 mijë vaksinime në ditët e para të gushtit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 13/08/21 |
mapo.al

Manastirliu apelon për vaksinim masiv edhe moshat e reja






Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrën verore në Drimadhes, në Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.


“Janë më shumë se 29 mijë qytetarë, të cilët kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 8 mijë prej tyre janë turistë të huaj që kanë ardhur dhe kanë aksesuar shërbimin shëndetësor në territor gjatë periudhës së sezonit turistik, që nga momenti që i kemi hapur këto qendra në 15 qershor e deri më tani”,- tha Manastirliu.







Përveç qendrave shëndetësore verore janë edhe 14 postacione të Urgjencës Kombëtare, të cilat janë në gatishmëri për çdo emergjencë.



Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se qendrat shëndetësore verore kanë ulur fluksin në spitale, duke ofruar shërbime të urgjencës për turistët.



“Ajo çfarë na tregon programi i hapjes se qendrave verore shëndetësore është se ka reduktuar fluksin në spitale. Nga 29 mijë qytetarë që kanë marrë shërbime, me pak se 3% e tyre janë referuar në spitale, që do të thotë se qytetarët kanë marrë shërbimin e kërkuar në këto qendra“, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Pasaporta e vaksinimit, Rama: Superlajm, shënuam progres digjital

Nga qendra shëndetësore në Dhërmi, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se më shumë se 60% e popullatës së rrezikuar mbi 50 vjeç tashmë është vaksinuar, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të vaksinohen sa më parë gjatë këtij muaji të hapur.

“Në Shqipëri kemi 1.8 million doza të mbërritura të vaksinave të ndryshme të cilat janë efektive, ndaj dua të ftoj qytetarët të shfyrtëzojnë muajin gusht, ku tashmë vaksinimi +18 vjeç po vijon dhe vetëm në 13 ditët e para janë më shumë se 100.000 vaksinime të kryera“- deklaroi Manastirliu.

Rreth 130 mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore ofrojnë shërbim 24/7 për emergjencat në 29 pika turistike nga veriu në jug.

Shërbimi është i përforcuar edhe me autoambulancat e vendosura në postacione fikse përgjatë vijës bregdetare, për një përgjigje sa më të shpejtë për emergjencat mjekësore.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas