Aktualitet

Mbi 100 mijë vota, vetëm 4 deputetë – LSI pësoi rënie në 8 qarqe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:15 - 27/04/21 |
mapo.al

Nga 40 mandate të trumbetuara nga Monika Kryemadhi, në vetëm 4 të realizuara. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e kishte parë këtë rezultat që prej vitit 2009.






Pas rritjes në dy mandate qeverisës, mandati i parë në opozitë në 12 vjet e ka zhdukur atë nga 8 qarqe.


Rezultatin më të dobët partia e themeluar nga Presidenti Ilir Meta e ka marrë në Qarkun e Beratit, nga 2 në 0 mandate.







Po ashtu humbje ka në Dibër, Lezhë, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.



Edhe në Shkodër kjo parti ka humbur një deputet, duke çuar vetëm 1 përfaqësues në Parlament.



Në zgjedhjet e 2017-ës, LSI-ja e cila njësoj si PS e PD garoi më vete, pa koalicione, arriti të fitonte 19 mandate në rang kombëtar.

Lexo edhe :  LSI kërkesë Kuvendit: Duam të jemi pjesë e komisioneve parlamentare

Por në këto zgjedhje ajo ka pësuar disfatën më të madhe në katër garat e fundit elektorale.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas