Aktualitet

Mbi 270 mijë viktima në botë, vijon trendi pozitiv në Evropë, zbuten më tej kufizimet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:35 - 08/05/20 |
mapo.al

Mbi 3.8 milionë të infektuar dhe gati 270 mijë vdekje është bilanci i pandemisë në të gjithë botën.


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë listën e vendeve më të prekura, e sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, numërojnë më shumë se 1.2 milionë raste me koronavirus dhe rreth 75 mijë e 600 vdekje. Pavarësisht shifrave dhe paralajmërimeve se fundi i pandemisë është ende larg, presidenti amerikan kërkon të rihapë sa më shpejtë ekonominë, ndërsa numri i vendeve të humbura të punës si pasojë e krizës i tejkalon 33 milionë.


Australia njoftoi një plan me tri faza për zbutjen e kufizimeve, që pritet të kurorëzohet me heqjen e të gjitha masave në muajin korrik. Grumbullimet deri në 10 persona do të jenë tani të lejueshme në shtetin që ka frenuar me sukses vrullin e pandemisë. Edhe evropianët po fitojnë gradualisht disa prej lirive të humbura. Në Spanjë, ku shifrat vijojnë të ruajnë trendin pozitiv, me 213 viktima të raportuara në 24 orë, qytetarët e Katalonjës u janë drejtuar sërish plazheve pas 55 ditësh izolim.

Lexo edhe :  Mbi 59 milionë persona të infektuar me koronavirus në botë


E megjithatë, lejohen vetëm aktivitetet sportive e jo banjat e diellit. Edhe Franca është gati të çlirohet gradualisht nga zinxhirët e pandemisë, duke filluar nga e hëna. Vendi është ndarë në dysh në zonë të kuqe e të gjelbër, sipas përhapjes së pandemisë dhe në këtë të dytën masat do të relaksohen më shpejt.


Shkollat fillore dhe shumica e bizneseve do të rihapen në të dyja zonat, ndërsa kafenetë, restorante dhe shkollat e nivelit më të lartë do të çelin dyert nga qershori në zonën e gjelbër. Parisi është pjesë e zonës së kuqe, e lehtësimet atje do të bëhen më me kujdes. Franca raportoi rreth 170 viktima në orët e fundit, 100 më pak se një ditë më herët.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas