Sport

Mbi 300 mijë euro të mbledhura, rinisin kërkimet për gjetjen e Emiliano Sala





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 03/02/19 |
mapo.al

Më shumë se 300 mijë euro janë grumbulluar për të mundësuar kërkimet private për futbollistin e zhdukur Emiliano Sala.


Sulmuesi argjentinas është zhdukur gjatë udhëtimit të tij me aeroplan, nga Franca për në Kardif.


Pas katër ditësh kërkime nga policia e Guernsey, ato u ndërprenë pasi nuk ishte gjetur asnjë shenjë nga të zhdukurit.


Me anë të “GoFundMe”, janë grumbulluar më shumë se 300 mijë euro, të cilat do t’i mundësojnë familjes që të angazhojnë dy anije private për kërkimet e lojtarit.


Autoritetet kanë nisur një kërkim nënujor për të gjetur mbetje të avionit ku udhëtonte futbollisti Emiliano Sala. Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, së bashku me një anije private, do të kryejnë kërkime nën ujë për të gjetur pjesë të avionit të vogël.

Kërkimet pritet të zgjasin 3 ditë, ndërsa anija e financuar privatisht tha se kërkimet do t’i vazhdojë derisa aeroplani të gjendet.

Ekspertët kanë thënë më herët se nuk kanë shanse për të gjetur të mbijetuar, por po kërkojnë për mbetje dhe kutinë e zezë të avionit.

Në bordin e aeroplanit të rrëzuar kanë qenë futbollisti Emiliano Sala dhe piloti.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas