Aktualitet

Mbi 33 milionë persona të prekur nga koronavirusi në botë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:32 - 27/09/20 |
mapo.al

Mbi 33 milionë persona rezultojnë të prekur nga COVID-19 në mbarë globin. Sipas Worldometers.info numri i personave të infektuar ka arritur në 33,009,569, ndërsa regjistrohen 997,381 viktima si dhe 24,342,522 të shëruar.


Vendin e parë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7,280,860 të infektuar, 209,090 të vdekur dhe 4,511,736 pacientë të shëruar. Ndërkohë, vendin e dytë e zë India me 5,990,513 persona të infektuar, 94,533 viktima dhe 4,938,641 të shëruar.


Ndërsa vendin e tretë e zë Brazili me 4,717,991 të prekur, 141,406 viktima dhe 4,040,949 pacientë të shëruar.





Etiketa: ,

Pas