Aktualitet

Mbi 35 mijë dosje stok në Gjykatën e Lartë, USAID do ofrojë ndihmë teknike





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:48 - 29/04/20 |
mapo.al

Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.


Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.


“Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave.


Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, – shkruan Ambasada Amerikane.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas