Aktualitet

Mbi 650 mijë viktima në botë, 1 milion të infektuar me koronavirus në vetëm 4 ditë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:23 - 27/07/20 |
mapo.al

Ulja e vigjilencës, rihapja e ekonomisë dhe mos respektimi i distancimit social dhe masave të tjera higjieno-sanitare po rrisin nivelin e përhapjes së pandemisë.


Vetëm në 4 ditët e fundit janë raportuar më shumë se 1 milion raste të reja në të gjithë botë, duke e çuar numrin total të të infektuarve me Covid-19 në mbi 16,2 milionë.


Bilanci i viktimave është mjaft i rëndë me mbi 650 mijë jetë të humbura që prej shpërthimit të virusit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vendi më i prekur në botë duke regjistruar çerekun e shifrave totale.


Amerika Latine është konfirmuar si epiqendër e re e pandemisë, me Brazilin që paraqet një situatë tepër serioze. Megjithatë, frika është rikthyer sërish edhe në Europë. Shtete të ndryshme po marrin masa për të frenuar që në faza të hershme shpërthimet e reja të Covid-19.


Britania e Madhe vendosi Spanjën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë dhe të gjithë qytetarët apo turistët që kthehen nga ky shtet do të duhet të karantinohen për 14 ditë. Kjo ka zemëruar pa masë britanikët që po pushojnë në Spanjë.

Ndërkohë, India po prek pikun e pandemisë. Më tepër se 50 mijë raste të reja u raportuan në 24 orë, një rekord që çoi numrin total të të prekurve në mbi 1,4 milionë. Jetët e humbura nga Covid-19 janë 30 mijë. Sa i përket Australisë, autoritetet mbeten të alarmuara pasi numri i rasteve ditore vazhdon të rritet.

Edhe në Kinë është ngritur vigjilenca pasi për herë të parë pas shumë javësh janë raportuar 61 raste të reja. Bashkë me këtë shqetësim, doli në pah dhe një tjetër. Një mjek i njohur, i cili ka diagnostikuar rastet e para me Covid-19, akuzoi qeverinë e Pekinit dhe autoritetet lokale të Wuhanit për mbulim të shifrave zyrtare në fazat e para të përhapjes së koronavirusit të ri.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas