Bota

Mbi 9 milion të infektuar me koronavirus në botë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 22/06/20 |
mapo.al

Sot është kaluar shifra e nëntë milionë të infektuarve në botë me Covid-19, sipas të dhënave të John Hopkins University.


Të hënën mbrëma shifra ka arritur në 9,003,042 të infektuar me koronavirus.


Në javët e fundit shifrat po rriten shpejt. Prijnë SHBA-ja me 2,28 milionë të infektuar, ndërsa shifrën prej një milion e ka kaluar Brazili.


Brazili ka 1,08 milionë të prekur me COVID-19. Pasojnë Rusia me afro 600 mijë, India me mbi 425 mijë dhe Mbretëria e Bashkuar me mbi 300 mijë.


Spanja e Italia janë tejkaluar edhe nga Peruja e Kili. Ndërkohë numri i të vdekurve nga pasojat e Covid-19 ka arritur në 469 mijë.

Mbi 120 mijë të vdekur janë në SHBA, ndërsa mbi 50 mijë në Brazil. Pasojnë Mbretëria e Bashkuar, Italia e Franca.

 


Etiketa: , ,

Pas