Aktualitet

Mbillte kanabis në toka me qira, arrestohet 20-vjeçari në Fier








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:23 - 28/09/20 |
mapo.al

Fier– Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë për kultivim të bimëve narkotike, dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi. I prangosuri është D.M., banues në Cakran, ndërsa të proceduarit Z.M., 47 vjeç dhe H.M., 63 vjeç.


20-vjeçari u vendos në pranga pasi iu konstatuan të mbjella disa bimë kanabis sativa dhe iu sekuestruan 4.4. kg lëndë narkotike në toka të marra me qira. Ndërsa 47 dhe 63-vjeçari u proceduan penalisht pasi nuk kanë kallëzuar për rastin e kultivimit të bimëve narkotike në afërsi me tokat e tyre.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.






Etiketa: , , ,

Pas