Blogeri, Olti Curri duket se po ia del të mposhtë problemin me mbipeshën. Ai ka pësuar një rënie të dukshme kohët e fundit.
Pasditen e kësaj të shtune, Olti ishte i ftuar tek emisoni “Rudina” dhe postoi në Instagram foto nga ky moment, duke shfaqur dashurinë për publikun. Por ndjekësit e tij nuk janë fokusuar tek mesazhi por tek pamja e blogerit.
“Paske heq 7 kile”- i thotë komentuesja, ndërsa Olti ia kthen “26”.
Epo 26 kg nuk janë pak!
Në ditët në vijim, presim që blogeri të na tregojë se si ka arritur në përmirësimin e fizikut të tij; nëse i është drejtuar kirurgjisë estetetike apo ka patur vullnet të fortë për të ndjekur dietën…
*Foto si ishte dhe si është bërë Olti Curri