fbpx

Sport

Mbipopullim lojtarësh te Real Madrid, Zidane “po i zien koka”





               Publikuar në : 14:23 - 26/06/19 |
mapo.al

Francezi Zinedine Zidane u largua nga Reali i Madridit si një fitimtar, pasi ishte i vetmi trajner që arriti të marrë 3 Champions League njëra pas tjetrës. Më pas, largimi i tij, por dhe i Cristiano Ronaldos, ndikoi për keq te klubi madrilen, që u duk sikur mbylli një epokë të lavdishme me Zidane. Bilanci tejet negativ e detyroi Perez që të afrojë sërish francezin, me shpresën se do ta rimëkëmbë ekipin “Los Blancos”. Por, mesa duket tashmë situata është disi e komplikuar në Madrid. Zidane është bërë “me dhimbje koke” shkruajnë mediat e huaja.

Me shumë kampionë që janë bashkuar me skuadrën tashmë të mbipopulluar, ai duhet të gjejë zgjidhje për sezonin e ardhshëm. Si fillim duhet të përzgjedhë lojtarët që do të qëndrojnë dhe ata që do të largohen. Mediat spanjolle kanë ditë që flasin për një listë me 12 “të padëshiruarit” e Zidane, ku bëjnë pjesë edhe Gareth Bale, Isco, Dani Ceballos apo Asiensio.

Gjithçka nis me mbrojtjen, ku me shumë mundësi Rafael Varane do të kthehet në rezervë pas transferimit të Militao. Edhe mesfusha është e mbipopulluar me afrimin e Mendy. Dhembja e kokësh shtohet për Zidane kur duhet të mendojë për sulmin. Hazard dhe Jovic gjejnë një repart me kampionë si Benzema apo Vinicius Jr dhe rivaliteti për një vend në formacion pritet të jetë shumë i ashpër.






Etiketa: ,

Pas