Orët me diell do të mbizotërojnë edhe për ditën e sotme, e mërkurë 14 korrik, në vendin tonë.
Vranësirat parashikohen të jenë të pakta kalimtare pergjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat pritet të pësojnë rritje të lehtë në vlerat maksimale.
Më konkretisht në:
zonat malore 17°C deri në 35°C
zonat e ulëta 20°C deri në 38°C
zonat bregdetare 20°C deri në 36°C