Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD e cila zgjati për më shumë se dy orë. Në mbledhje ka folur dhe Berisha i cili ka thënë se çdo ditë kemi përballë në barbar.
Berisha theksoi se “Lëvizjet e mëdha fillojnë kur s’e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë qe nuk ka lënë asgjë pa përdorur, ne radhe te pare kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largohemi deri ne përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shumë apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shume. Kjo është mosbindje me vendosmërinë qe ta nisim dhe nuk kthehemi më.
Partia Demokratike është duke zhvilluar një mbledhje të kryesisë së Grupit Parlamentar dhe sipas informacioneve po diskutohet për vendosjen e datës së kur do të mbahet protesta e radhës, por edhe skenar të tjerë”. Opozita do të mbështesë mos bindjen civile që kanë nisur qytetarët ditët e fundit.
Opozita pritet që të mbajë edhe një protestë masive