Saturday, September 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mbledhja e jashtëzakonshme/ Qeveria shpall emergjencën e energjisë elektrike

by mapo.al
08/10/2021
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0

Qeveria ka vendosur sot në një mbledhje të jashtëzakonshme shpalljen e emergjencës në furnizimin e energjisë elektrike dhe ka miratuar një plan për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneseve të vogla.

Rama tha se ekspertët “mendojnë se kriza do jetë prezente me pikun, kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm”.



Sipas shefit të Qeverisë, kjo është mjë situatë “shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar”.

Rama: Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të cmimit të enerjgisë në tregjet ndërkombëtare i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative.

Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do e bëjmë publik nesër.

I keni bere llogarite sa do jete kostoja e kesaj pakete dhe për sa kohë do zgjase?

Rama: I kemi përllogaritur të gjitha por nesër do publikojmë për gjithë qytetarët planin e posacëm.

S’mund të mos i referohemi analizave të ekspertëve dhe që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme. Një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar, por ndryshe nga pandemia vende të ndryshme kanë disa karakteristika të ndryshme por të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim për si duhet ta përballin këtë situatë.

Ekspertët mendojnë se kriza do jetë prezente me pikun, kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm e mendojnë se sidoqoftë edhe pas kapërcimit të kulmit cmimet s’do kthehen aty ku ishin përpara shfaqjes se krizës.

Kjo mbetet për t’u parë, ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë me një rend prioritetesh nga poshtë lart, me ata që janë më në nevojë e duke shkuar lart përmes biznesit të vogël dhe më tutje me ata me të ardhura më të larta etj.

Ndërkohë ia vlen t’ju sjell në vëmendje që e vetmja rritje cmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë i takon vitit 2015 kur hymë në reformën e energjisë dhe aty jo vetëm cmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston, e nga ana tjetër diferenca mes cmimit të vjetër e të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën nga shteti.

Pra pensionistë, familje në ndihmë ekonmomike marrin nga shteti rreth 30 mln dollarë cdo vit si kompensim për atë rritje.

Tags: Edi Ramaenergjia elektrike

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
‘Fle më pak se çdo qytetar’, Rama: E ndjej shqetësimin e njerëzve për çmimet

'Fle më pak se çdo qytetar', Rama: E ndjej shqetësimin e njerëzve për çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In