Pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për të mbledhur Kuvendin në seancë plenare sot në 17:00, ka ardhur reagimi i parë nga PD. Në një postim në rrjetet sociale, Paloka thekson se maxhoranca ka frikë nga protestuesit e opozitës, duke mbledhur Kuvendin fshehur e duke e rrethuar atë me tela me gjemba.
“Kuvendi ilegjitim, mblidhet ne ilegalitet. Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrese, tani kane filluar ta mbledhin dhe ne ilegalitet. Seancen e se enjtes , po kerkojne ta mbledhin fshehtas sot ne oren 17.00. Sa mendoni se do zgjasni keshtu?! Tik-tak…”, shkruan Paloka.
LEXO EDHE:
Ruçi shmang sërish protestën e opozitës, mbledh sot Kuvendin
/Mapo.al/