Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë sot mbledhjen e 8-të të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.
Ministrat e qeverisë janë nisur me furgon drejt Prishtinës. Në një foto të publikuar nga Milva Ekonomi, shihen disa nga ministrat të cilët do të jenë të pranishëm në mbledhje.
“Rrugës për në Prishtinë… Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”, shkruan Milva Ekonomi.
Sipas axhendës, pritet që gjithçka të nisë në orën 11:15, për të vijuar me përshëndetjet nga 2 kryeministrat, e më pas anëtarët e dy kabineteve do të flasin për çështjet kryesore dhe marrëveshjet që do të nënshkruhen.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.